“Çështja Becchetti”, Rama e cilëson të padrejtë vendimin e arbitrazhit: Beteja vazhdon
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “vendim të padrejtë” rrëzimin e rekursit të Shqipërisë në çështjen e ngritur në Arbitrazh ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, por tha se “beteja vazhdon”.
Përmes një postimi në Twitter Rama e etiketoi sipërmarrësin italian “marifetçi”, ndërsa e cilësoi “të neveritshëm” dhe “parakohshëm” reagimin e Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!
— Edi Rama (@ediramaal) April 2, 2021
“Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!” – tha Rama.
Në një reagim të mëvonë, PD tha se “shqiptarët duhet të paguajnë 4,560 lekë të reja nga xhepi për shkak të arrogancës së Edi Ramës”.
Presidenti Ilir Meta komentoi në mbrëmje se “vendimi kundër Shqipërisë” vinte “vetëm për tekat dhe kapriçot e Kryeministrit”. Meta madje ngriti pretendimin se “Avokatura e Shtetit ka gënjyer Presidentin duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin […] madje duke fshehur informacionin”.
Kreu i Shtetit i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që të nisë hetimet për abuzim në këtë çështje dhe që “përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë”.
Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.
Rekursi i shtetit shqiptar është rrëzuar duke mbetur në fuqi vendimit të gjykatës së arbitrazhit të viti 2019, që e dënon Shqipërinë me 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit “Agon”, ishte “motivuar politikisht”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta