Çështja ‘Berisha’ nxit përplasje mes deputetëve të PD-së në Korçë

2 Tetor 2021 | 14:47

Deputetët e Partisë Demokratike në Korçë, Edmond Spaho dhe Ervin Salianji janë përplasur sa i takon qëndrimeve të tyre për çështjen ‘Berisha’.

Spaho pretendon se Salianji ka bërë biseda telefonike në të cilat ka sharë atë, andaj përmes faqes së tij në Facebook i është drejtuar duke i kujtuar dhe rastin e Babales.

“Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar t’i regjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën,” – shkroi ai.

Deputeti Spaho deklaroi ditën e djeshme se ishte pro Berishës dhe se Partia Demokratike kishte nevojë për një reformim të thellë. Për këtë ai e ndau përgjegjësinë tek drejtuesit e PD-së, duke përfshirë dhe veten ndërsa theksoi se vendmi i tij nuk i imponohet askujt.

“Çdo njëri prej tyre të më kritikojë me argumente, madje ashpër, por pa fyerje dhe denigrime. Fjalën e lirë dhe norma të tjera demokratike po kërkojmë të vendosim në PD,” – u shpreh Spaho.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026