Çështja “Berisha” shkakton debate mes deputetëve dhe Lulzim Bashës
Përjashtimi i Sali Berishës, ka shënuar një tjetër përplasje në selinë blu mes deputetit Flamur Noka dhe kryetarit Basha.
Euronews Albania mëson se Noka i kërkoi kreut të PD-së, të sqarojë vendimin, pasi me këtë veprim po thellon përçarjen në parti.
Basha ka qenë i prerë me përgjigjen, kur i tha se do të japë sqarime, por pa i hedhur benzinë zjarrit.
Debati mes tyre erdhi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, teksa Basha kërkoi nga deputetët të mbledhin në terren denoncime për masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe mendimin e qytetarëve për mënyrën se si duhet bërë reforma territoriale.
Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që për reformat, Basha të krijojë së pari strategjitë e qarta, e më pas të hartojë draftet.
Mbledhja e Bashës me të vetët vjen një ditë pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, dhe prej aty demokratët kanë dalë me vendimin për të nisur punë në komisionet parlamentare, por me kusht që ato të mos bëhen online, por në sallat e Kuvendit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta