Çfarë dihet deri tani nga nëndetëset bërthamore të Rusisë të vendosura në Kubë

12 Qershor 2024 | 15:42

Një njësi detare e marinës ruse iu afrua të mërkurën brigjeve të Kubës. Mjetet lundruese ushtarake, të cilat mbanin flamurin identifikues, po monitorohen nga marina amerikane, që është gjithnjë e më shumë e interesuar të njohë kapacitetet detare të Rusisë.

Njësia përbëhet nga dy mjete që mund të quhen gurët e çmuar të kurorës së Marinës Ruse: nëndetësja me fuqi bërthamore e llojit “Kazan” dhe fregata e pajisur me raketa “Admirali Gorshkov”.

Dy mjete lundruese ndihmëse, një cisternë nafte dhe një tërheqëse, mbështesin njësitë luftarake detare.

“Anijet kanë kryer stërvitje për përdorimin e raketave me saktësi të lartë në oqeanin Atlantik, gjatë rrugës për në Kubë”, ka deklaruar komandanti i Marinës Ruse, admirali Aleksander Moisejev.

Kjo prani ushtarake ruse është mirëpritur nga regjimi politik në Havana, pas vitesh të tëra izolim që nga ditët e fundit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1989, viti kur lideri Mikhail Gorbachov zhvilloi vizitën e fundit në ishull.

Anijet kaluan pak kilometra larg bregut të Floridës, deklaruan burime pranë Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se administrata amerikane po e monitoron situatën, të cilën nuk e sheh si një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare.

Konkretisht, marina amerikane ka ndjekur lëvizjet e nëndetëses nukleare ruse me avionin e llojit “gjahtar”, të tipit “P8 Poseidon”.

Mjetet lundruese do të qëndrojnë në Havana deri të hënën. Regjimi kuban ka deklaruar se dëshiron të shmangë çdo krizë të ngjashme me atë të raketave të vitit 1962, kur sovjetikët u përpoqën të vendosnin koka bërthamore në Kubë, duke e çuar botën pranë Luftës III Botërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026