Çfarë dihet nga bombardimet e Izraelit në Siri, qëllimet e sulmeve
Avionë luftarakë izraelitë kanë kryer një duzinë sulmesh në Siri, përfshirë në kryeqytetin e vendit, Damask.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat siriane. Ndërkohë, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Londër, njoftoi se ka pasur mbi 100 sulme ndaj objektivave ushtarakë.
Një qendër kërkimesh që dyshohet se kishte lidhje me prodhimin e armëve kimike rezulton mes objektivave të goditur.
Nga ana e tij, Izraeli deklaron se po vepron për të parandaluar që armët të bien në duart e ekstremistëve, pas rënies së regjimit të Assad.
Të hënën, Këshilli i Sigurimit u mblodh për të diskutuar për situatën në vend. Organi vendimmarrës i OKB-së njoftoi se së shpejti do të dalë me një deklaratë të përbashkët.
“Këshilli ishte pak a shumë i bashkuar sa i takon nevojës për të mbrojtur integritetin territorial dhe unitetin e Sirisë, për të mbrojtur civilët dhe për t’u siguruar që ndihmat humanitare për ta po shkojnë”, deklaroi ambasadori rus në OKB, Vasilij Nebenzia.
Në vijim të komunikimit me mediat, Observatori sirian shtoi se bombardimet izraelite në dy ditët e fundit kanë qenë me qindra, përfshirë një ndaj një kompleksi që përdorej për prodhimin e raketave nga shkencëtarë iranianë.
Sulmet vijnë në një kohë kur Agjencia e OKB-së për Armët Kimike i kanë bërë thirrje autoriteteve siriane që stoqet me armë kimike të jenë të sigurta.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga probleme me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari