Çfarë dihet nga kërcënimet me bomba, kush po i “sulmon” të zgjedhurit e Trump

29 Nëntor 2024 | 11:21

Kush po i sulmon të zgjedhurit e Trump për të qeverisur Amerikën?

Ende nuk ka detaje të plota lidhur me kërcënimet me bomba ndaj të zgjedhurve të Trumpit për të drejtuar SHBA-në.

Një numër i të nominuarve dhe të emëruarve të shquar për kabinetin e ardhshëm të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bomba dhe raportimeve të rreme, tha ekipi i tranzicionit të Trumpit të mërkurën.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) njoftoi se po kryen hetime lidhur me këto raste.

“Mbrëmë dhe sot në mëngjes, disa nga të nominuarit për kabinet dhe të emëruarit e administratës së presidentit Trump u vunë në shënjestër të kërcënimeve të dhunshme dhe joamerikane për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre,” tha zëdhënësja e ekipit të Trumpit, Karoline Leavitt. Ajo shtoi se autoritetet e rendit reaguan me shpejtësi për të garantuar sigurinë e personave të kërcënuar. “Presidenti Trump dhe i gjithë ekipi i tranzicionit janë mirënjohës për këtë reagim të shpejtë,” theksoi ajo.

Në mesin e personave të kërcënuar ishin përfaqësuesja e Nju Jorkut, Elise Stefanik, e nominuar nga Trump për të shërbyer si ambasadore e ardhshme në Kombet e Bashkuara; Matt Gaetz, i cili fillimisht ishte përzgjedhur si Prokuror i Përgjithshëm; dhe ish-kongresisti i Nju Jorkut, Lee Zeldin, që është nominuar për të drejtuar Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit.

Susie Ëiles, shefja e ardhshme e stafit të Trumpit, dhe Pam Bondi, ish-prokurorja e Përgjithshme e Floridës, e cila është propozuar në vend të Gaetzit, gjithashtu janë kërcënuar, sipas një zyrtari që foli në kushte anonimiteti. Kërcënime iu janë bërë edhe të përzgjedhurve për pozitat si sekretar mbrojtjeje.

Në një postim në X, Pete Hegseth shkruan:

“Në mëngjes, një oficer policie mbërriti në shtëpinë tonë, ku ende flinin shtatë fëmijët tanë. Oficeri na njoftoi se ata kishin marrë një kërcënim të besueshëm për një bombë me tub që synonte mua dhe familjen time. Jemi të gjithë të sigurt dhe kërcënimi është hequr. Dua të falënderoj forcat e rendit për profesionalizmin dhe guximin e tyre. Nuk do të ngacmohem apo frikësohem. Presidenti Trump më ka bërë thirrje të shërbej, dhe kjo është ajo që unë do të bëj.”

FBI-ja njoftoi se është në dijeni për kërcënimet e shumta me bomba dhe incidenteve të tjera ndaj të nominuarve dhe të emëruarve të administratës së ardhshme.

“Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e mundshme dhe, si gjithmonë, inkurajojmë anëtarët e publikut të raportojnë menjëherë çdo gjë të dyshimtë tek autoritetet,” thuhet në komunikatën e FBI-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026