Çfarë dihet nga sulmi i parë me raketa amerikane në territorin rus

4 Qershor 2024 | 14:02

Ushtria ukrainase kanë kryer sulmin e parë ndaj Rusisë duke përdorur raketa amerikane, pas marrjes së autorizimit nga Uashingtoni.

Lajmin e bëjnë të ditur gjithsesi burime jozyrtare ruse, sipas të cilave objektivi i goditur ka qenë një sistem mbrojtjeje anti-ajrore në rajonin kufitar të Belgorodit.

Sipas kanalit ushtarak rus në rrjetin Telegram, “DVA Majora”, që numëron mbi 700 mijë abonentë, raketat amerikane të tipit “Himars” ranë në një bazë që mbante raketa “S-300” dhe “S-400”.

I njëjti burim ka shtuar se në radhët e ushtarëve rusë nuk ka pasur viktima. Gjithashtu, kanali ka postuar edhe disa fotografi ku shfaqen disa mjete ushtarake në flakë dhe një kolonë tymi të ngrihet drejt qiellit.

Edhe një tjetër kanal rus, “Astra”, ka shkruar se sulmi ka dëmtuar një bazë për trupat dhe një tjetër që shërbente si depo për armët e rënda në distriktin Koroçanski, sërish në Belgorod.

Bëhet fjalë gjithsesi për lajme të pakonfirmuara si nga autoritetet në Moskë edhe nga ato në Kiev. Por më herët guvernatori i Belgorodit kishte deklaruar se të hënën një person kishte vdekur dhe 3 ishin plagosur nga shpërthimi në një depo municionesh pikërisht në distriktin e Koroçanskit, por pa saktësuar shkaqet.

Lajmi për sulmin ka ardhur pas paralajmërimit që Moska zyrtare i bëri Uashingtonit, që të mos kryente “gabime fatale” në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë gabime që mund të kenë pasoja fatale. Nëse nuk bën asgjë për të ndalur aksionet provokuese të shërbëtorëve të saj, Amerika do të paguajë patjetër një çmim”, ka thënë zëvendës ministri i Jashtëm, Serghei Ryabkov.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Musk zgjeron X, nga rrjet social në platformë bankare

Platforma X e Elon Musk po hyn zyrtarisht në sektorin bankar me lançimin e X Money, një shërbim të ri financiar që synon ta kthejë...
17:56 | 28/07/2026

Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë

Zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar prokurorit të lartë të Ukrainës të shqyrtojë nisjen e procedurave penale kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, sipas...
17:33 | 28/07/2026

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të zgjidhet këtë vit për një mandat pesëvjeçar, që nis më 1 janar 2027. Më...
17:05 | 28/07/2026