Çfarë do të thotë nëse Britania njeh Palestinën?
Deklarata e kryeministrit britanik për njohjen e Palestinës ka shkaktuar shumë reagime në arenën ndërkombëtare. Por kryeministri Kei Starmer tha se Britania do ta njohë Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr hapa të rëndësishëm për të, përfunduar “situatën e tmerrshme” në Gaza duke lejuar më shumë ndihma humanitare.
Ky vendim pason Francën, e cila gjithashtu njoftoi planet për njohjen e Palestinës, dhe vjen si reagim ndaj vuajtjeve në Gaza gjatë luftës kundër Hamasit. Shumë anëtarë të partisë së tij i kanë kërkuar Starmer–it ta ndërmarrë këtë hap për të ushtruar presion ndaj Izraelit. Administrata Trump, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, e ka refuzuar planin, duke e quajtur “të rrezikshëm” dhe në favor të Hamasit.Ministri i Jashtëm francez e ka përshëndetur vendimin britanik si një hap të përbashkët drejt paqes dhe përfundimit të dhunës.
Starmer, i cili fillimisht mbështeti plotësisht të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, pas marrjes së detyrës ka adoptuar një qëndrim më kritik ndaj politikave izraelite. Britania ka pezulluar disa shitje armësh për Izraelin dhe ka sanksionuar dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë, të akuzuar për nxitje të dhunës ndaj palestinezëve.Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njohën Palestinën vitin e kaluar me kufijtë para vitit 1967, duke pranuar se këta kufij mund të ndryshohen me marrëveshje.
Vendimi i Starmer–it mund të ushtrojë presion ndaj vendeve si Gjermania, Australia, Kanadaja dhe Japonia. Gjermania aktualisht nuk planifikon njohjen e menjëhershme të Palestinës, duke preferuar përparimin drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Ndërkohë, Italia kërkon që njohja e Palestinës të shoqërohet me njohjen e Izraelit nga ana palestineze.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja