Çfarë do t’i japë Tirana Zelenskit? Eksperti zbulon të vërtetën
Në dy ditët e fundit të muajit shkurt, Tirana do të jetë mikpritëse e dy samiteve. I pari do të mbahet të mërkurën e 28 shkurtit ku për herë të parë në vendin tonë do të organizohet një samit dedikuar Ukrainës, ku prezent do të jetë edhe vetë presidenti Volodimir Zelenksy.
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha në një intervistë për Euronews Albania se zgjedhja e Tiranës për këtë samit është një simbolikë e zgjedhur nga Perëndimi, SHBA dhe NATO për t’i treguar Rusisë se Ballkanin Perëndimor nuk mund ta ketë.
Sipas tij, është zgjedhur pikërisht Tirana për ta përcjellë këtë mesazh, duke qenë se Shqipëria është aktualisht i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk po luan me dy porta.
“Rrezikun i madh i Perëndimit nuk është Rusia, është Kina. Stoltenberg tha një ditë më parë; i themi sot Putinit që dyert e NATO janë të hapura dhe Ukraina është më pranë se kurrë anëtarësimit në NATO. Samiti në Tiranë është lojë gjeopolitike ku perëndimi vë edhe një gur ndaj Rusisë për t’i treguar se Ballkanin Perëndimor e kemi ne. Vizita e Zelenskit e sjell në vëmendje të botës Tiranën në 24 orë; Zelenski do armë dhe para, dhe ne nuk kemi asnjë nga këto. E gjitha është një vizitë simbolike e kërkuar nga SHBA për Shqipërinë si lojtari më i besueshëm në Ballkanin Perëndimor. Samiti bëhet në Tiranë për të treguar se Tirana nuk po luan hapur dyshe”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku