Çfarë duhet të dini për referendumin në Rusi që mund të mbajë Putinin në pushtet deri në 2036

24 Qershor 2020 | 14:46

Rusia pritet të mbajë një referendum në 1 korrik, i cili mund ta mbajë presidentin rus Vladimir Putin në pushtet deri në vitin 2036.

Votimi do të vendosë nëse duhen pranuar amendamentet kushtetuese, të cilat e lejojnë Putin të kandidojë edhe për dy mandate të tjera presidenciale.

Cilat janë amendamentet kushtetuese që pritet të ndryshojnë?

Bëhet fjalë për rreth 200 amendamente kushtetuese, edhe pse zakonisht Putin ka qenë kundër ndryshimeve, thonë ekspertët.

Në reforma përfshihet transformimi i “sistemit politik në një mënyrë që do ta bënte Putin aq komod sa do të ishte i pacenueshëm nga institucione të tjera të fuqishme”, thotë Petrov, hulumtues i programit të Rusisë dhe Euroazisë në “Chatham House”, të Londrës.

Ndryshimi më i madh është ai i cili do të lejonte kandidimin e Putin edhe për dy mandate të tjera 6-vjeçar pas përfundimit të mandatit të tij të dytë presidencial në 2024.

Presidenti 67-vjeçar i Rusisë është aktualisht në mandatin e tij të dytë presidencial. Putin ka mbajtur postin e presidentit edhe më parë, nga viti 2000 në 2008.

Ai ka shërbyer edhe si kryeministër i vendit nga viti 2008 në 2012, ndërkohë që postin e presidentit e mbante aleati i tij Dmitri Medvedev.

Ndryshimet e tjera kushtetuese përfshijnë masa për të respektuar trashëgiminë e vendit dhe kishën ortodokse, si dhe fuqizimin e Kremlinit në kurriz të autoriteteve vendore.  

A do të jetë ky një votim demokratik?

Ashtu si në shumë vende të tjera ku po mbahen zgjedhje në mesin e një pandemie, edhe referendumi në Rusi po zhvillohet në rrethana të veçanta.

Disa prej qendrave zgjedhore po ngrihen në ambiente të jashtme dhe qytetarët do të pajisen me maska dhe stilolapsa, por do të jetë edhe mundësia për të votuar nga shtëpia.

Ndonëse referendumet cilësohen tradicionalisht si mekanizma të demokracisë së drejtpërdrejtë, ekspertët thonë se ky votim e ka rezultatin e përcaktuar.

[
cite_header=Parregullsitë në zgjedhjet e mëparshme sugjerojnë se kur autoritetet janë përballë humbjes ata përdorin teknika manipulimi për të arritur rezultatin e dëshiruar
cite_author=Nikolay Petrov
cite_description=Hulumtues i programit të Rusisë dhe Euroazisë në “Chatham House”
]

Të tjerë mendojnë se Putin është mjaft popullor në Rusi dhe se shume prej amendamenteve të propozuara kanë mbështetjen e elektoratit të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026