English

Çfarë duhet të dini për strategjinë e re të BE për inteligjencën e artificiale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Europian shpalosi të mërkurën planin e tij për të zvogëluar hendekun midis Europës, SHBA-së dhe Kinës në botën e inteligjencës artificiale, pasi një studim sugjeronte se kombet e BE-së janë shumë mbrapa në krahasim me firmat amerikane dhe ato kineze.

- Advertisement -

Në të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Pronës Intelektuale thuhej se firmat kineze dhe amerikane kanë rreth 85 për qind të patentave që i përkasin inteligjencës artificiale në mbarë botën.

Por vlera e të këtyre të dhënave për ekonominë e BE-së është shumë e madhe, tha të mërkurën Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.  

Von der Leyen tha se donte të sigurohej që qasja europiane ndaj inteligjencës artificiale të ishte “me përgjegjësi” dhe e përqendruar tek njerëzit. 

“Do të jemi veçanërisht të kujdesshëm ndaj sektorëve me interesa thelbësore për njerëzit dhe ku të drejtat janë në rrezik”, tha ajo.

Ajo u kishte dhënë urdhër delegatëve të saj që të përpilonin një qasje të koordinuar mbarë europiane për inteligjencën artificiale dhe strategjinë e të dhënave, 100 ditë pasi u emërua në detyrë në dhjetor.

Por a do të jenë të mjaftueshme propozimet e reja që Europa të arrijë SHBA-në dhe Kinën ndërkohë që të mbrojë dhe qytetarët e saj nga rreziqet e kësaj teknologjie të re?

Cili është konteksti?

Konteksti është ai i një rreziku, i privatësisë së qytetarëve, të drejtave të njeriut, jetesës dhe mundësive.

“Inteligjenca artificiale po zhvillohet me shpejtësi dhe kjo është arsyeja përse Europa duhet të rrisë nivelin e investimeve. Në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale mbart disa rreziqe të mundshme që duhen adresuar”, tha Komisioni në një deklaratë për shtyp.

 

Por përfitimet janë shumë të mëdha, tha Von der Leyen.

“Janë 300 miliardë që vijnë menjëherë, kjo është 2,4 për qind e PBB-së, kjo është e tashmja. Në pesë vite, do të kapë një vlerë 3 herë më të madhe”.

“Sot kemi 5.7 milion vende pune, në pesë vite këto do të jenë sipas llogarive, rreth 11 milion vende pune”.

Çfarë përmban strategjia?

BE-ja thotë se kërkon të zhvillojë një “kornizë për një inteligjencë artificiale të besueshme” të fokusuar në tre objektiva kryesorë:

  • Teknologji që punon për popullin;
  • Një ekonomi e hapur dhe konkurruese; dhe
  • Një shoqëri e hapur, demokratike dhe e qëndrueshme.

Praktikisht, autoritetet duhet të jenë të afta të testojnë dhe të certifikojnë të dhënat e përdorura nga algoritmet që vejnë në punë inteligjencën artificiale dhe në të njëjtën kohë të kontrollojë produktet kozmetike, automjetet dhe lojërat, thuhej në deklaratën e bllokut.

Fokusi është më tepër mbi sistemet me risk të lartë sesa mbi gjithë inteligjencën artificiale “për të shmangur barrën e panevojshme për risitë që sjellin kompanitë”, shkruhej në strategjinë e publikuar. Shembuj të sektorëve me risk të lartë përfshijnë pajisjet mjekësore, automjetet e automatizuara, apo vendimet për pagesat e sigurisë sociale.  

Komisioni gjithashtu kërkon që të përdorë të dhëna asnjanëse për të stërvitur sistemet e inteligjencës artificiale me rrezikshmëri të lartë në mënyrë që të shmangen diskriminimet.

Liderët e BE-së thanë se duan një debat të hapur mbi lejimin e identifikimit të tipareve njerëzore për sistemet e identifikimit që kryhen nga largësia, të cilat përdoren për të skanuar turma njerëzish për të kontrolluar tiparet e atyre që janë në sistemin e të dhënave. Kjo konsiderohet si “forma më e cenueshme” e teknologjisë dhe është e ndaluar në BE, përveç disa rasteve të veçanta.

Strategjia e BE-së përfshin dhe një plan investimi ambicioz prej 20 miliard eurosh në vit duke nisur nga dekada e ardhshme, kundrejt 3.2 miliard eurosh në 2016-n.

Çfarë thonë kritikët?

Kritikët thonë se strategjia mund të shkojë edhe më tej për të mbrojtur të drejtat dhe privatësinë e konsumatorëve.

“Një sasi shumë e madhe të dhënash është aktualisht e përqendruar në duart e disa aktorëve të industrisë, të cilët i përdorin këto ekskluzivisht për përfitimet e tyre”, tha Monique Goyens, Drejtorja e Përgjithshme e Organizatës të Konsumatorëve Europianë.

“Është një gjë e mirë që BE-ja kërkon të nxjerrë ligje sesi mund të përdoren më mirë të dhënat kur vjen puna tek të dhënat personale, por duhet të jenë gjithmonë konsumatorët që të vendosin nëse të dhënat e tyre do të mblidhen dhe sesi do të shpërndahen ato”.

Disa aktorë kanë shprehur shqetësim se do të jetë e vështirë të përkufizohen rastet e rrezikut të lartë. Ata gjithashtu janë të frikësuar se vlerësimi i përputhshmërisë i parashikuar nga BE do ta bëjë procesin më kompleks dhe burokratik.

Ligjet e reja do të kenë ndikim edhe mbi gjigandët e teknologjisë si Facebook, Google dhe Apple. Të hënën, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg u takua me zyrtarë të BE teksa kompania paralajmëroi mbi risqet e mundshme të rregullores mbi inovacionin.

Në një artikull të shkruar nga Zuckerberg, ai thotë se kompanitë e mëdha si Facebook, kanë nevojë për më shumë mbikëqyrje nga qeveria.  

“Besoj se një rregullore e mirë mund ta dëmtojë biznesin e Facebook në terma afatshkurtër, por do të jetë më mirë për të gjithë, edhe për ne, në terma afatgjatë”. Ai tha se rregullat e reja duhet të jenë të qarta dhe të balancuara dhe se nuk iu duhej lënë kompanive në dorë që të vendosin për standardet e tyre.  

Cili është hapi i radhës?

Strategjia e BE-së do të qëndrojë e hapur për konsultime publike deri më 19 maj dhe këshillat do të përcillen në rregulloren e re.

Ligje të tjera do të prezantohen edhe më vonë gjatë vitit, tha Komisioni, duke përfshirë “Aktin e Shërbimeve Digjitale për të përcaktuar rregulla të qarta për qasjen e të gjithë bizneseve në tregun e përbashkët, për të përforcuar përgjegjësinë e platformave të internetit dhe për të mbrojtur të drejtat themelore”.

Von der Leyen takohet me robotë, përpara lajmit për strategjinë mbi inteligjencën artificiale

BE paralajmëron Facebook: Mos iu shmang përgjegjësive

Roboti “Alter 3” që drejton orkestrën njerëzore

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?