Çfarë i kërkoi Putin-Erdoganit? Detaje nga takimi

13 Tetor 2022 | 15:48

Në nisje të samitit rajonal në Kazakistan, presidenti turk Erdogan u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Shefi i Kremlinit vlerësoi se Turqia ishte rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian dhe propozoi që aty të ndërtohet një qendër furnizimi.

Propozimi vjen pasi Rusia kërkon të ruajë ndikimin e saj energjetik mbi Evropën ndërsa ridrejton furnizimet nga tubacionet e gazit Nord Stream Baltik, të dëmtuara në shpërthimet e muajit të kaluar që janë ende nën hetim.

Edhe Erdogan mbrojti marrëdhëniet tregtare të Ankarasë me Moskën por nuk komentoi propozimin e Putin.

Ndërmjetësimi turk rezultoi jetik në lehtësimin e nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Turqisë, Kombeve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll për të rihapur disa porte ukrainase për të zhbllokuar drithërat që kishin ngecur për muaj të tërë për shkak të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë .

Turqia është një nga vendet më aktive që punon për të siguruar një armëpushim të përhershëm midis Ukrainës dhe Rusisë. Duke mbajtur hapur kanalet e komunikimit me të dyja palët ndërluftuese  Erdogan jep një fije shprese në përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur paqen në krizën e Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka përcjellë një mesazh me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, ku vlerësoi rëndësinë historike të Deklaratës...
15:56 | 04/07/2026

Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro

Egjipti pritet të marrë 1.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në ditët në vijim, i pari nga dy këste të mbetura të një pakete ndihme...
14:49 | 04/07/2026

Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor

Tre palestinezë janë plagosur nga plumba metalikë të veshur me gome të qëlluar nga forcat izraelite në një fshat në veriperëndim të Ramallahut në Bregun...
14:37 | 04/07/2026