“Çfarë morali ke o patriot i madh”?! Spahiu përplaset me Miçon
Çështja e minoritetit grek në Himarë përplasi zv.kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Thoma Miço, dhe juristin Kreshnik Spahiu.
Spahiu i kërkoi Miços t’i tregonte se sa mijë grekë dolën në censusin e parë, gjë që solli dhe reagimin e Miços.
Ky i fundit iu përgjigj juristit se minoriteti nuk kishte marrë pjesë se nuk ishin vënë kriteret ose ishin ndërruar në momentin e fundit nga “iniciativa juaj e patriotit që e do shumë Shqipërinë”.
“Ja ku e provuat që me faktet që paraqita atëherë u ndryshua që censusi të mos bëhej mbi këto baza”, tha Spahiu.
“Ke qenë kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i ke bërë patriotë të mëdhenj ata gjyqtarët e Sarandës dhe Gjirokastrës që vinin kombësi sipas qejfit. Na gjykojnë ata që na dëgjojnë kush është patriot, patriotizmi juaj është arkaik, jeni patriot arkaik”, u përgjigj Miço.
LEXONI GJITHASHTU:
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit