Çfarë ndodhi në Durrës? Luftanijet turke largohen pas 6 ditësh, zbulohet misioni

4 Gusht 2023 | 12:07

Dy luftanije turke qëndruan për një periudhë 6 ditore në ujërat shqiptare dhe portin e qytetit të Durrësit. Korrespondentja e Euronews Albania Kloida Gjuzi, bëri me dije se sipas informacioneve nga autoritete portuale prezenca e luftëanijeve lidhet me kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta me palën shqiptare.

Mjetet lundruese ushtarake që kanë si funksion transportin e trupave apo paisjeve luftarake kanë qëndruar për katër ditë në det të hapur dhe dy ditë të ankoruara në Portin e Durrësit. Ato janë larguar pasditen e të enjtes, sipas gazetares.

“Dy luftanijet e marinës turke janë larguar gjatë pasdites së djeshme nga porti i qytetit të Durrësit. Ato kanë qëndruar në vendin tonë për 6 ditë me radhë. 4 ditë në det të hapur dhe 2 ditë të bregëzuara. Janë anije që janë të destinuara për misione amfibe dhe transportin e trupave dhe pajisjeve. Kanë zhvilluar një stërvitje në det të hapur me forcat shqiptare”, tha Gjuzi.

Gazetarja shtoi se në lidhje me prezencën e luftanijeve turke në Shqipëri, nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka ende asnjë informacion të detajuar.

“Ajo që Autoritetet Portuale kanë deklaruar në rrjete sociale, ka qënë stërvitja e përbashkët që kanë zhvilluar, dhe afati i qëndrimit në det të hapur, pra sa kohë kanë qëndruar në Portin e Durrësit. Ndërsa më tepër detaje sigurisht që i takon Ministrisë së Mbrojtjes që të  japë, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur dhe a do ta vizitojnë sërish luftanije të tilla apo të shteteve të tjera Portin e Durrësit”, tha Gjuzi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026