Çfarë ndryshojnë 5 ditët e fundit, analistët Dervishi dhe Krasniqi komentojnë për Euronews Albania

19 Prill 2021 | 18:20

A do të arrijë java e fundit e fushatës të prodhojë një rezultat të ndryshëm nga ai i 3 javëve të para të saj? Do të mundet liderët apo dhe kandidatët të bindin të pavendosurit t’u japin votën apo t’u drejtohen kutive të votimit?

“Ka ende hapësirë për ata që quhen votues të lëkundur, njerëzit që thonë se nuk ndryshon asgjë po të votoj, ata që thonë do shkoj të prish fletën e votimit dhe njerëzit që kanë ende dilema për kë të votojnë”, thotë analisti Lutfi Dervishi.

“Zakonisht në javën e fundit të pavendosurit nuk shkojnë me qeverinë, ndaj ngelen kontingjent ose i opozitës ose refuzues për pjesëmarrje në votim. Ndaj taktika elektorale e ditës së votimit do të jetë dominuese në pesë ditët e ardhshme të fushatës elektorale”, thotë Afrim Krasniqi, i Institutit të Studimeve Politike.

“Befasia e kësaj jave mund të jetë qasja pozitive ndaj fushatës. Përqendrimi te mesazhet pozitive dhe programi apo gjërat që duhet të arrihen”, tha Dervishi.

“Palët do të jenë më shumë të fokusuar te strukturat e tua të brendshme, në caktimin më të mirë të qëllimit për të votuar numrin e partisë dhe jo kandidatit, në mënyrë që mos ketë devijim të votës. Madje, këtë javë pritet të ketë dhe incidente në këtë këndvështrim dhe ndoshta kontestime nga palët e caktuara politike. Më shumë pres akuza”, tha Krasniqi.

Po për sa i përket votës preferenciale dhe luftës brenda partisë, Lufti Dervishi dhe Afrim Krasniqi ndajnë të njëjtin mendim.

“Kjo është si të thuash betejë nëndetësesh. Nuk duket në sipërfaqe, por është një gjë që po ndodh”, – tha Dervishi

“Disa nga kandidatët, si të mazhorancës dhe opozitës e kanë keqkuptuar sistemin dhe e kanë kuptuar atë si mazhoritar. Janë në fushatë elektorale gati-gati si individë të pavarur nga partia me numrin e tyre. Në këto zona pritet të ketë problematika”, – u shpreh Krasniqi

Në mbledhjet e shtabeve elektorale kandidatëve u është tërhequr vërejtje se e kanë fokusuar fushatën më shumë rreth emrave të tyre sesa tek partia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026