Çfarë nuk më pëlqente te Berlusconi, flet ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri
Ish-ambasadori i Italisë në Shqipëri, Paolo Foresti komentoi në një intervistë për Euronews Albania figurën e Berlusconit dhe marrëdhënien e tij me të.
Ai tregoi se nuk ndante të njëjtat mendime me ish-kryeministrin, ndërsa shtoi se një pikë që nuk i pëlqente në karakterin e Berlusconit është se ai donte të imponohej.
“Është e vështirë të kaloj në detaje, por ajo që nuk ndaja me të ishte forca e tij për të qenë gjithmonë i pranishëm, për të thënë këndvështrimin e tij të cilin ai rrallë herë e përballte me njerëz të tjerë. Ndodhte herë pas here, por shumë rrallë. Ai ishte aq i bindur për vendimet dhe qasjet e tij sa ishte shumë e vështirë për të gjetur marrëveshje.
Ai e kërkonte dhe marrëveshjen duke kërkuar ndërmarrjen e projekteve të mëdha të cilat sipas tij mund të mbështeteshin edhe nga persona që kishin një këndvështrim tjetër. Problemi qëndronte te shtegu për realizimin e këtyre projekteve ku verifikoheshin dhe ndasitë. Më pas prania e tij në të gjitha fushat e bënte që jo gjithmonë të ishte joshës dhe i pranueshëm për të gjithë. Kjo për mua nuk kishte rëndësi. Ajo që më pëlqente më pak ishte fakti që ai iu imponohej të tjerëve,” – tregoi Foresti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë