“Çfarë pa kryeshërbëtorja”, komedia ngjitet në skenën e teatrit “Skampa”

12 Prill 2025 | 16:07

Një komedi e egër e pushtuar nga humori i rrallë, plot gënjeshtra, të qeshura dhe kthesa, i cili satirizon ashpër moralin dhe patologjitë e shoqërisë në rënie është vënë në teatrin “Skampa” Elbasan.

Premiera “Çfarë pa kryeshërbëtorja” me regjinë e Kiço Londos, bëri që artdashësi elbasanas të dridhte të gjithë sallën nga të qeshurat.

“Ngjarjet zhvillohen ne një klinikë psikiatrike dhe ka një lëvizje shumë të madhe te personazheve, një lidhje e dukshme dhe e padukshme e cila ne fund të shfaqjes, shfaqet me shumë elegancë”, thotë regjisori Kiço Londo.

Aktori Helidon Fino dhe drejtori i teatrit Klinton Kapaj thonë se puna e dy muajve s’kishte si të kurorëzohej me bukur se kaq, kjo u pa nga pritja e spektatorit.

“Personazhi quhet doktor Brendis, është një mjek psikiatër, është ne klinikën e tij dhe të gjithë ngjarjet zhvillohen ne klinikën e tij. Ashtu siç e patë e shijoi dhe publiku dhe për të gjithë ata të interesuarit që nuk kanë ardhur akoma ta shohin është një komedi e zezë keqkuptimesh nga komediani anglez tipik Jo Orton”, shprehet aktori Helidon Fino.

‘Çfarë pa kryeshërbëtorja” do të jetë edhe  përgjatë fundjavës në teatrin ‘Skampa’, me lojën e mrekullueshme të 6 aktorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026