VIDEO/ Komedianët rusë pretendojnë se futën në rreng Kurtin, publikojnë bisedën

26 Mars 2025 | 16:03

Dy komedianë rusë kanë publikuar një video që pretendojnë se e kanë realizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu paraqitur atij si presidenti i Letonisë, Edgar Rinkevics.

Në video trajtohen tema si zgjedhjet në Kosovë, për dialogu me Serbinë, emisarin amerikan, Richard Grenell, e çështje të tjera.

Ata e kanë publikuar këtë material në llogarinë e tyre në “X”, ku biseda fillon me një urim për fitoren e Kurtit në zgjedhje, derisa kryeministri dëgjohet duke u ankuar për “luftë hibride” kundër qeverisë së tij, përmend dhe partitë opozitare dhe për oligarkët.

Në këtë video, që komedianët pretendojnë që është  autentike, Kurti flet edhe për emisarin amerikan, Richard Grenell.

Kryeministri ndër të tjera tregon dhe shtetet prej të cilave Kosova është duke blerë armatim dhe që Kosova do të ndërtojë dhe fabrikën e prodhimit të armatimit.

Për sulmin në Ibër-Lepenc, thotë se prapa janë Serbia dhe Rusia.Mes tjerash, flet për protestat në Serbi kundër Vuçiqit dhe kritikon perëndimorët, SHBA-në dhe BE-në, që s’janë duke i përkrahur mjaftueshëm ato.

Gjithashtu Kurti flet edhe për Milan Radojicicin duke treguar se ai gjendet në Begorad.

Vladrimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyraov që njihen edhe si Vovan dhe Lexus më herët u kanë bërë rrengje edhe politikanëve të tjerë nëpër shtete të ndryshme.

Siç raporton “The Independent”, të dy kanë mashtruar kryeministrin irlandez, Leo Vardakar, politikanin britanik, Boris Johnson, atë amerikan, Bernie Sanders, ish-kryeministrin kanadez, Justin Turedau, e shumë emra të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026