Çfarë parashikon marrëveshja mes Hamasit dhe Izraelit, zbardhen detajet
Izraeli dhe Hamasit kanë arritur këtë të mërkurë një marrëveshje për të liruar 50 pengje dhe për një armëpushim 4-ditor, me qëllim lejimin e furnizimeve humanitare në Gaza.
Në një deklaratë të Hamasit, janë dhënë më shumë detaje se çfarë konstaton pauza në terren.
Së pari, i gjithë aktiviteti i dronëve dhe avionëve izraelitë pritet të ndalet për katër ditë në jug të territorit.
Sidoqoftë, në veri, pauza do të mbahet vetëm midis orës 10:00 dhe 16:00 me kohën lokale.
Gjithashtu parashikohet se trupat dhe tanket izraelite pritet të qëndrojnë në pozicionet e tyre brenda territorit për gjatë gjithë kohëzgjatjes së pauzës, me deklaratën e Hamasit që shton se forcat izraelite nuk do të sulmojnë apo arrestojnë askënd.
Marrëveshja do të lejojë gjithashtu 200 kamionë që transportojnë ndihma, katër çisterna karburanti dhe katër kamionë që transportojnë gaz të hyjnë në Gaza përmes kalimit Rafah të Egjiptit në secilën prej katër ditëve.
Tani në javën e shtatë, konflikti ka bërë që pjesë të mëdha të Rripit të Gazës të rrafshohen nga sulmet e pareshtura izraelite dhe dhuna në Bregun e pushtuar Perëndimor është rritur, duke rritur frikën se lufta mund të mbërthejë mbarë Lindjen e Mesme.
Marrëveshja për armëpushim u njoftua nga Katari, shtet që ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin me Hamasin. Pesëdhjetë pengje do të lirohen në disa faza, në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur.
Të dyja palët do të lirojnë fillimisht gratë dhe fëmijët dhe do të lejojnë që të rriten dërgesat me ndihmë humanitare në Gazë.
Hamasi ka rrëmbyer afër 240 persona gjatë sulmeve të 7 tetorit dhe ka vrarë afër 1.200 persona në jug të Izraelit.
Ndërkaq, si pasojë e luftës në Rripin e Gazë – të banuar me 2.3 milionë palestinezë – janë vrarë mbi 13.000 palestinezë, 40 për qind e të cilëve janë fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng