Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës, gazetari zbulon detajet
Gazetari i “Euronews Albania”, Algert Harizi në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka dhënë detaje të reja lidhur me punimet në aeroportin e Vlorës. Harizi shprehet se që nga inaugurimi i i aeroportit vetëm dy fluturimet janë bërë ndërsa po vijojnë punimet.
Ai thekson se punimet vijojnë me ritme të larta ndërsa shtoi se nuk ka mundur të futet në ambientet e aeroportit për të ndarë pamje pasi është e ndaluar. Sipas tij puna vijon me dy turne dhe se konfliktet e regjistruara kohët e fundit nuk kanë ndikuar në punime.
“Që nga inaugurimi në pjesën e verës në aeoportin e Vlorës ku ishin dy fluturimet e para deri në momentin që flasim nuk ka patur më ulje në këtë aeroport. Punimet ka vazhduar, ka patur disa pauza gjatë sezonit të verës pasi në pjesën e aeroportit, ishte pjesa e terminalit që materialet po vonoheshin në pjesën e doganës.
Aktualisht punimet vazhdojnë normalisht dhe kanë fillua me ritme të larta, pjesa e terminalit është mbuluar dhe ka filluar puna normal ne pjesën e brendshme. Kane filluar ndarjen e pjesëve e shërbimeve të terminalit të pasagjerëve dhe punimet hidraulike dhe elektrike në pjesën e brendshme. Pjesa e jashtme, pista dhe pjesët e tjera janë gati të përfunduar. Pas meje duket kulla vrojtuese.
Nuk na lejuan të ishim brenda aeroportit. U kërkova të paraqesim për teleshikuesit tanë punimet por sigurimi e pati të pamundur të na lejonin, ishte rreptësishtë e ndaluar. Puna vazhdon çdo ditë, punohet me dy turne dhe nuk ka patur ndikime nga konfliktet e fundit që kanë dalë në media,” tha gazetari live nga ambientet e jashtme të aeroportit.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)