Çfarë po ndodh me trupin e Navalnyt, familja kritika Putinit: Po zhduken provat

20 Shkurt 2024 | 16:30

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia, u zotua se do të vazhdojë punën e të shoqit dhe mori pjesë në bisedimet me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel, për të diskutuar se si ta mbajë Rusinë përgjegjëse për vdekjen. Ajo u prit nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i cili shprehu opinionin e tij sa i takon përgjegjësve.

“Në mes të takimit ne pritëm Yulia Navalnayan. Ne bëmë homazhe në nder të Alexei Navalnyt, i cili, sikurse e dini, u vra në një burg rus nga regjimi i Putin. Mendoj se fjalët e duhura janë këto: i vrarë me ngadalë në një burg rus nga regjimi i Putin”, deklaroi Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së.

Më herët, Yulia Navalnaya kishte shmangur angazhimin politik, por në një video të regjistruar jashtë Rusisë, ajo tha se do të vazhdojë punën e nisur nga bashkëshorti për ta ndryshuar Rusinë.

Ndërkohë, e ëma e Navalny ka shkuar në koloninë penale të Arktikut ku djali i saj ndërroi jetë. Mësohet se trupi i tij nuk do t’i dorëzohet familjes përpara dy javëve. Për Yulia Navalnaya, kjo është një përpjekje për të zhdukur gjurmët e substancës nervore, që sipas saj është shkaku i vdekjes. Ndërkohë, Kremlini ka refuzuar thirrjen për një hetim ndërkombëtar.

Homazhe të shumta në nder të aktivistit po mbahen në kryeqytetet evropianë. Në Romë për shembull u ndezën qirinj në një ceremoni përkujtimore ku morën pjesë disa qindra qytetarë, që shprehën zemërimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit

Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas...
09:35 | 25/06/2026

Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju

María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit. “Zemra ime, përqafimi im...
09:33 | 25/06/2026

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë...
09:32 | 25/06/2026