Çfarë po ndodh në Kosovë? SHBA fton politikanët në ambasadë, gazetari jep detaje
Gazetari Kosovë Gjoci ka dhënë detaje në lidhje me situatën politike në Kosovë, ku duket se është shtuar presioni për çështjen e asociacionit.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti ka vazhduar të mbajë qëndrimin e tij në bisedën që ka zhvilluar me zyrtarin amerikan Derek Chollet, por ky i fundit i ka kërkuar që çështja e asociacionit duhet të ecë përpara.
Ndër të tjera ai theksoi se qëllimi i takimit të thirrur nga ambasada amerikane që do të zhvillohet më 31 janar, është se cili do të jetë versioni i asociacionit.
“Nuk është se kemi shumë informacione në lidhje me takimin që do të zhvillohet me 31. Mendoj se do të jenë anëtarë të shoqërisë civile por edhe nga politika nga të dy palët. Qëllimi i këtij takimi është që të mblidhen dhe cili do të jetë versioni që mund të bëhet ky asociacion. Ajo që duan amerikanë nga qeveria e Kosovës për asociacionin, është që të kenë në tavolinë një ide se si do të jetë asociacionit. Sipas asaj që ka deklaruar Chollet, ky asociacion nuk do të jetë një përsëritje e Republikës Sërpska, por do të jetë një asociacion bazuar në Kushtetutën e Kosovës”- tha ai.
Ndër të tjera gazetari tha se nëse Vuçiç do të jepte dorëheqjen kjo do të ndikonte në dialogun Kosovë- Serbi, do e shtynte procesin më shumë se një vit.
Derek Chollet, i bëri thirrje të martën Kosovës që të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në një postim në rrjetin Tëitter, Chollet beri te ditur se ka zhvilluar nje bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ndersa shkruan “për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Një çështje thelbësore ishte bashkëpunimi ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, thekson Chollet.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Provat janë vendimtare”- Gjiknuri thirrje SPAK: Të procedohet Berisha dhe Basha
- Gjendet pa shenja jete në kanal shqiptari në Itali (EMRI)
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 13:19 Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)
- 13:13 Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë
- 13:05 Përplasje të forta te Pedonalja, shoqërohet edhe një person tjetër
- 12:59 Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, qëllohet me sende të forta drejt efektivëve. Shkatërrohen disa makina policie
- 12:50 Tensionohet situata para Parlamentit, policia shpërndan me ujë protestuesit
- 12:49 Lamallari viziton efektivët e lënduar në protestën para Kuvendit: Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit