Çfarë u gjet tek vila e Ergys Agasit?! E zbulon Artan Hoxha: SPAK bëri “bingo”
Këtë të mërkurë, i ftuar në Euronews Albania ishte gazetari Artan Hoxha, i cili tregoi se çfarë është gjetur në vilën e Ergys Agasit.
Hoxha theksoi se ajo është quajtur dosja e AKSHI-t, por nuk ka nisur si e tillë. Më tej ai vijoi se zbulimi i këtij rasti ka filluar nga një kontroll që është bërë në fabrikën e cigareve në Librazhd, “EA Tabako”, e cila administrohej nga Ergys Agasi.
“Kontrolli është kryer më 18-19 qershor në disa ambiente, në zyra dhe biznese që ishin deklaruar si banesa. Në fakt, nuk janë kontrolluar të gjitha banesat e tij, pasi ai ka shumë prona.
Për të siguruar prova për fabrikën e cigareve, bëhet fjalë për një dosje të hetuar fillimisht nga autoritetet britanike dhe greke, të cilave u ishte shkaktuar një dëm i madh financiar, që luhatet diku nga 36 deri në 40 milionë euro.
Bëhej fjalë për cigare që prodhoheshin në Shqipëri, por që mbanin marka shumë të njohura. Për të goditur këtë rrjet, u ushtruan kontrolle në muajin qershor dhe një nga ambientet ishte edhe zyra që paraqitej si selia e “EA Tabako”.
Nga kontrolli u zbuluan edhe pajisje që shërbenin për videoregjistrim, të instaluara nga vetë Ergys Agasi, i cili kishte dashur të regjistronte biseda të rëndësishme.
Aty u pa se kishte një seri folderash të ndarë me emra, data dhe orë. Takimet kryesore i kishte të gjitha të dokumentuara, rreth 40 foldera. Ky rast ishte bingo.
Ky është një shërbim që Agasi i ka bërë shtetit. Këto të dhëna i shërbyen SPAK-ut për të nisur një hetim tjetër. SPAK-u ka pasur kallëzim, por nuk ka operuar”, u shpreh Hoxha.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit