Çfarë u miratua dhe u rrëzua sot në Parlamentin Europian lidhur me amendamentet mbi Zvërnecin dhe Sazanin

17 Qershor 2026 | 16:28

Parlamenti Europian miratoi këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë, duke mbështetur një amendament që shpreh shqetësime për ndikimin e ligjit të investimeve strategjike dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, por duke rrëzuar një version më të ashpër që përfshinte referenca të drejtpërdrejta për projektin turistik në Sazan dhe zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Amendamenti i miratuar nga eurodeputetët në amendamentin e miratuar, i cili u publikua dhe nga kryeminsitri Edi Rama në Facebook thuhet:

“46a. Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë tregojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlerë të njohur ekologjike; ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim; u bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me një kërkesë të kahershme të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, si dhe me objektivat përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të garantohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.”

Në të njëjtën kohë, teksti i miratuar kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, pasi sipas Parlamentit Europian ato lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar mbikëqyrjen dhe kontrollin mjedisor.

Megjithatë, eurodeputetët nuk mbështetën amendamentin alternativ, i cili përmbante referenca shumë më specifike lidhur me projekte konkrete dhe zhvillime të fundit në Shqipëri.

Amendamenti i rrëzuar përveç kritikave ndaj ligjit të investimeve strategjike dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, shprehte shqetësim edhe për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë e Jared Kushner, Affinity Partners, për zhvillimin e një projekti turistik luksoz në ishullin e Sazanit dhe në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Teksti i rrëzuar:

Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i vitit 2015 i Shqipërisë për Investimet Strategjike është zgjatur, duke pasur parasysh dispozitat e tij që mundësojnë procedura të përshpejtuara të lejeve dhe shqyrtim të reduktuar mjedisor, të cilat rrezikojnë të ndikojnë negativisht në zonat e mbrojtura dhe zona të tjera të ndjeshme mjedisore; bën thirrje për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetencat kryesore të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore; shpreh shqetësime, pra, në lidhje me marrëveshjen e qeverisë me kompaninë e Jared Kushner, Affinity Partners, për të zhvilluar një projekt turistik luksoz në Sazan dhe në zonën e mbrojtur të Vjosës-Nartës; bën thirrje për mbështetje për hetimin antikorrupsion që aktualisht drejtohet nga SPAK në këtë kontekst; bën thirrje që e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore të garantohet kundër shtypjes nga kompanitë private të sigurisë, si gjatë përplasjeve që ndodhën në fund të majit 2026.”

Po ashtu, teksti i rrëzuar bënte thirrje për mbështetje ndaj hetimit antikorrupsion që po zhvillohet nga SPAK në këtë kontekst, si dhe kërkonte garantimin e së drejtës për protestë paqësore, duke përmendur përplasjet e ndodhura në fund të muajit maj 2026 mes protestuesve dhe kompanive private të sigurisë, shprehet në

Votimi në Parlamentin Europian tregon se shumica e eurodeputetëve zgjodhën të ruajnë një formulim më të përgjithshëm mbi shqetësimet mjedisore dhe ligjore që lidhen me investimet strategjike në Shqipëri, pa përfshirë referenca të drejtpërdrejta ndaj projektit të Sazanit, Affinity Partners, hetimeve të SPAK-ut apo incidenteve të fundit të protestave.

Në praktikë, kjo do të thotë se kritikat e Parlamentit Europian ndaj kuadrit ligjor që rregullon investimet strategjike dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura mbeten pjesë e raportit për Shqipërinë, ndërsa akuzat dhe shqetësimet që lidhen konkretisht me projektin e Sazanit dhe zhvillimet e fundit rreth tij nuk u përfshinë në tekstin përfundimtar të miratuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Parlamenti Europian ndau “shapin” nga “sheqeri”, Zvërneci dhe Narta do të mbrohen! Zhvillimi sipas standardeve të BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë të mërkurë në rrjetet sociale pas votimit të projekt-rezolutës për Shqipërinë në Parlamenti Europian. Përmes një postimi,...
15:34 | 17/06/2026

“Shqetësim polarizimi politik dhe diskursi konfrontues”, PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Europian miratoi të mërkurën rezolutën për Shqipërinë. Në rezolutë vlerësohet angazhimi i Shqipërisë në integrimin në BE dhe ambicien e Shqipërisë për të mbyllur...
14:51 | 17/06/2026

Braho: Vetingu nuk është imunitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten nën vëzhgimin e SPAK

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, deklaroi se procesi i vetingut nuk mund të konsiderohet si një garanci apo “imunitet” për gjyqtarët dhe prokurorët...
14:36 | 17/06/2026