Champions League, Bodo/Glimt bën surprizën, mposht 3-1 Interin
Bodo/Glimt vijon “avazin” dhe mposht një tjetër gjigant, duke e dorëzuar Interin në temperaturat e ulëta të Norvegjisë.
Interi u mposht 3-1 në ndeshjen e parë të play-off të Champions League, në transfertë ndaj Bodo/Glimt. Pjesa e parë u mbyll 1-1 pas golave të Fet dhe Esposito, por në fraksionin e dytë norvegjezët shënuan dy herë me Hauge dhe Hogh, duke vulosur fitoren e jashtëzakonshme. Tani Interi ka një javë për t’u rikthyer në San Siro dhe për të kërkuar kthimin në lojë.
Në sfidat e tjera të zhvilluara të mërkurën, Leverkusen fitoi 2-0 në transfertë ndaj Olympiacos, ndërsa Club Brugge dhe Atletico Madrid barazuan 3-3 në një ndeshje spektakolare.
Më herët, Newcastle regjistroi një fitore të thellë 6-1 ndaj Qarabag, duke siguruar kalimin në raundin tjetër që në sfidën e parë. Hero i ndeshjes ishte Gordon, i cili shënoi katër gola, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Thiaë dhe Murphy.
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare