Champions League| Hidhet shorti i raundit të parë, Egnatia përballë Bosnjës

18 Qershor 2024 | 16:16

Këtë të martë është hedhur në Zvicër shorti i raundit të parë të Champions League, me Egnatian, Ballkanin, Strugën dhe Deçiç që kanë mësuar rivalët. Të katër skuadrat kampione shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi do të kenë përballë kandidatë të kalueshëm.

Egnatia do të përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina. Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri.

Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra. Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë.

Ndeshjet e para të turit të parë të Chaampions do të luhen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave. Saktësisht me 16 dhe 17 korrik 2024.

Çiftet e turit të parë para-eliminator të Ligës së Kampionëve:

ŠK Slovan Bratislava (SVK) – Struga

The New Saints FC (WAL)–  Deçiç

FK Borac Banja Luka (BIH)–  Egnatia

Hamrun Spartans FC (MLT) – Lincoln Red Imps FC (GIB)

Ballkani – UE Santa Coloma (AND)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026