Champions League rikthehet me duele spektakolare

4 Mars 2025 | 13:31

Sytë e botës së futbollit janë drejt Bernabeut, vëmendja e të gjithëve do të kyçet në derbin e Madridit, aty ku Reali dhe Atletico duelojnë me njëri-tjetrin, por këtë herë në arenën e Champions. Emocionet e kompeticionit më të lakmuar rikthehen sot me 4 ndeshje tejet interesante, ku në fushë zbresin edhe ekipe si Aston Villa, Arsenal dhe Dortmund. Padyshim, shikuesit janë me sytë drejt Los Blancos dhe Colchoneros, të betuar për të mposhtur njëri-tjetrin dhe me besimin se ka ardhur koha për një tjetër trofe në Evropë.

Bernabeu do të jetë i tejmbushur dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, ku Carlo Ancelotti duhet të zgjedhë kartat e tij fituese, ashtu si Simeone në anën tjetër. Bellingham është mungesa e madhe për shkak kartonësh, por edhe Carvajal, Militao dhe Ceballos nuk luajnë për shkak dëmtimi. Në anën tjetër, Azpilicueta dhe Koke nuk janë gati për teknikun argjentinas.

Kjo është përballja e 10-të në Champions mes Realit dhe Atletikos, 5 fitore për galaktikët, 2 barazime dhe 2 herë peshorja ka anuar për bardhekuqtë. PSV, pasi eliminoi Juventusin, beson te suksesi ndaj Arsenalit, ku dy skuadrat përballen në Holandë, ndërsa Dortmund pret në shtëpi Lille. Club Brugge-Aston Villa është ndeshja e parë e mbrëmjes, teksa faza e 1/16 luhet me sistem vajtje-ardhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026