Champions | Porto sfidon Interin në ‘Meazza’, Manchester City udhëton drejt Leipzig
Interi do të kërkojë kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës pret në shtëpi Porton. Kjo është hera e pestë që këto skuadra ndeshen me njëra-tjetrën, ndërsa më para 2 fitore janë marrë nga Interi, 1 barazim dhe 1 triumf i takon portugezëve.
Përgatitjet tek të dyja skuadrat kanë marrë fund, ndërsa skuadra e Portos ka mbërritur në Milano. Dëmtimet mbeten një problem për miqtë, teksa në total janë 7 lojtarë që mund t’i mungojnë përballjes.
Tek zikaltrit gjendja është më e qetë, ndërsa Korrea nuk do të jetë pjesë e sfidës. Sa i përket formacionit nuk priten shumë ndryshime, ku sulmi pritet t’i besohet dyshes Lautaro-Xheko.
Një tjetër përballje interesante është dhe ajo që luhet në Gjermani, mes Lajpcigut dhe Mançester Sitit. Dy skuadra të cilat janë përballur me njëra-tjetrën në Çempions edhe në vitin 2021, aty ku anglezët kaluan lehtësisht në fazën tjetër.
Tashmë 2 vite më pas nuk ka shumë ndryshime në organikën e skuadrave, teksa vlen të përmendet që ka disa mungesa të cilat do t’i prishin punë secilit teknik.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë