Chiara Ferragni provokon dhe jep mesazh me veshjet në Sanremo
Chiara Ferragni goditi përsëri me veshjet e saj të mirëmenduara në festivalin e Sanremos. Ajo i dha mesazhet që donte të jepte përmes veshjeve, ndërkohë që në skenën e famshme të Ariston prezantonte Sanremon, në natën e parë. U ndërrua katër herë dhe fustanet e saj nuk kishin as xixa e as shkëlqim por secili prej tyre përcillte shumë mesazhe.
Të gjitha veshjet e saj, sa të guximshme e rebele, aq elegante e me finesë i shpjegoi me detaje edhe në Instagramin e saj, ku si çdo herë tjetër nuk kanë munduar as kritikat.
Fustani manifest
“Mendo e lirë” dëshiron të shtyjë të gjitha gratë të ndihen të lira të dalin nga roli që u imponon shoqëria. Me pak fjalë, një simbol i vërtetë i luftës kundër patriarkalizmit, një dedikim për gratë që thjesht duan të ndihen vetvetja pa u gjykuar.
Fustani kafazi
Mesazhi: Çlirimi i gjeneratave të reja nga stereotipet gjinore, nga të cilat shpesh vajzat dhe gratë ndihen të mbyllura në kafaz.
Ky fustan u krijua nga Dior. Sipër jumpsuit–it është tyli me diamantë të rremë. Veshja përfaqëson shpresën për të thyer konventat e imponuara nga patriarkati. Një shpresë për vajzat e sotme që do të jenë gratë e së nesërmes. Kjo është dëshira e një nëne për vajzën e saj të vogël. Më në fund të bërtisni Fitore! Dhe Chiara ka pozuar matchy–matchy me Victoria-n e saj (emri i së cilës do të thotë fitore), si për ta dhënë të plotë mesazhin.
Veshja kundër urrejtjes
Me këtë fustan nga salla e Ariston, Chiara Ferragni iu përgjigj të gjithë atyre që vazhdimisht e kritikojnë për pamjen, trupin dhe mbi të gjitha lirinë e saj për t’u ndjerë grua, përveçse nënë. Frazat e përbuzjes të qëndisura me perlat e zeza janë fyerjet e vërteta që merr çdo ditë.
Fustani i paturpshëm
Kjo është një veshje transparente dhe goxha provokuese.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbahet samiti i BE-së, raportet Kosovë-Serbi temë e diskutimit
- “Nuk ka më shpresë për jetë të gjalla”, flet me keqardhje togeri shqiptar në Turqi
Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile