Chollet bisedon me Kurtin dhe Vuçiçin për përfitimet nga zbatimi i planit evropian
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në biseda të ndara telefonike, u ka thënë liderëve të Kosovës dhe Serbisë, se zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve, do të sjellë përfitime për të dyja shtetet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars do të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim që veçse është pranuar nga palët.
“Bisedova me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me bisedimet e 18 marsit lidhur me normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Zbatimi i propozimit evropian do të ofrojë përfitime domethënëse për të dyja vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore në rajon”, shkroi Chollet në llogarinë e tij në Twitter.
Spoke with Prime Minister @albinkurti about tomorrow’s talks on normalization of relations with Serbia through the EU-Facilitated Dialogue. Implementation will unlock significant benefits for both countries and show commitment to a peaceful future for the region.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 17, 2023
Ndërkaq, nga zyra e Kurtit thanë se kryeministri kosovar, gjatë bisedës me Chollet, tha se Kosova është e përkushtuar që takimi i Ohrit “të jetë i suksesshëm”.
“U bisedua për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet euroatlantike dhe sigurinë”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.
Kurti, siç bëhet e ditur, veçse ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Chollet tha se me Vuçiqin ka zhvilluar një bisedë të mirë lidhur me “rëndësinë e angazhimit konstruktiv” sa i përket planit të zbatimit të propozimit evropian.
“Bisedë e mirë me presidentin Vuçiq. U pajtuan në rëndësinë e angazhimit konstruktiv në propozimin e konsoliduar të BE-së më 18 mars. Riafirmova mbështetjen e SHBA-së për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe përfitimet që normalizimi i raporteve do t’i sillte Serbisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Chollet në Twitter.
Great conversation with Pres Vucic @predsednikrs. We agreed on the importance of constructive engagement on consolidated EU proposal on March 18. Reaffirmed U.S. support for the EU Dialogue and benefits normalization of relations will bring Serbia and the entire WB region.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 17, 2023
LEXONI GJITHASHTU
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin