“CIA e shqetësuar për Rusinë në Ballkan”, eksperti: Mesazhi që dha me vizitën e tij

20 Shtator 2024 | 22:01

Eksperti i ndërhyrjes ruse, Lutfi Billali ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania ku tha se interesi i fuqive ruso-aziatike është krijimi i një rendi të ri botëror.

Ai tha gjithashtu se shefi i CIA-s dha një mesazh shumë të qartë me vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, ku vizitoi Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën. Sipas tij shefi i CIA-s dha mesazhin e ruajtjes së stabilitetit dhe largimin nga influenca ruse.

“Interesat të të gjitha fuqive sidomos të forcave ruso-aziatike, sidomos Kinës, janë për krijimin e një rendi të ri botëror. Ardhja e shefit të CIA-s në Bosnjë, Serbi dhe në kosovë, 2 ditë nuk janë pak që shefi i agjenturës më të madhe në botë të rri në Kosovë.

Mesazhi ka qenë të ruhet stabiliteti dhe të largohet ndikimi dhe influenca ruse në Serbi dhe në entitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë. Dodik ka tërhequr deklaratat se nuk ka qenë asnjëherë për sesension”,-tha Billali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026