“CIA të nisë hetimet”- Deputeti i PDK: Ka sinkronizim Kurti-Vuçiç- BE për dialogun

23 Shtator 2023 | 16:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me dështimin e procesit të dialogit Kosovë-Serbi në Bruksel.

Berisha tha se ka dyshime personale se ka një sinkronizim mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiç dhe ndërmjetësuesve të BE-së për të bërë që procesi të dështojë.

Ai kërkoi nga CIA dhe Kongresi Amerikan të nisë një hetim mbi bisedimet e zhvilluara dhe të shqyrtohen të gjitha letërnjoftimet dhe dokumentet e dialogut.

Berisha nënvizoi se si pasojë e dialogut në Bruksel Kosova në vend të njohjes ka detyrim të krijojë Asocacionin.

“Kjo krizë e stisur tani dhe sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mednimin tim më bën të dyshoj dhe unë në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar që të bëhet hetim nga Kongresi dhe inteligjenca amerikane për të gjithë procesin e dialogut. Duhet të bëhet kontroll i gjithë atij dokumentacioni dhe letërkëmbimeve pasi kam dyshime për një sinkronizim ndërmjet Kurtit, Vuçiç dhe ndërmjetësve të BE-së për ta sjellë situatën këtu ku e kanë sjellë.

Unë që nga fillimi në gjykim të pavarur kam pretenduar dhe pretendoj se diplomacia evropiane ka dështuar në çështjen e Kosovës. Diplomacia evropian dhe ndërmjetësit kanë dështuar në dialog. Të gjithë kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026

Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve

Tetë persona janë arrestuar për veprën “marrje me prostitucion” dhe shtatë të tjerë që u hasën me fëmijët e tyre duke kërkuar lëmoshë, gjatë një...
16:25 | 08/07/2026

Aksion i madh i policisë në Kosovë, mbyllen 9 lokale me muzikë, arrestohen 15 persona

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar Plani Operativ ‘Ditët e...
15:57 | 08/07/2026