Çifti trans presin fëmijën e parë, rasti i parë në Indi

6 Shkurt 2023 | 07:18

Një çift trans në shtetin jugor Kerala të Indisë po presin fëmijën e tyre të parë, në rastin e parë të këtij lloji në vend.

Në një postim në Instagram, Ziya Paval, një balerin, njoftoi se partneri i saj, Zahhad, tani është shtatzënë në muajin e tetë.

“Ne jemi gati të realizojmë ëndrrën time për t’u bërë nënë dhe ëndrrën e tij për t’u bërë baba. Një fetus tetë muajsh është tani në barkun (Zahhadit)”- tha ajo.

Sipas çiftit, të cilët prej tre vitesh jetonin së bashku në Kozhikode, të dy po i nënshtroheshin terapisë hormonale, por vendosën ta ndërpresin trajtimin në mënyrë që të kenë një fëmijë.

“Kur filluam të jetonim së bashku tre vjet më parë, menduam se jeta jonë duhet të ishte e ndryshme nga transgjinorët e tjerë.

Shumica e çifteve transgjinore bojkotohen nga shoqëria si dhe nga familjet e tyre. Ne donim një fëmijë, në mënyrë që të lëmë pas diçka nga vetja edhe pasi ditët tona në këtë botë të jenë të numëruara”, citohet të ketë thënë një prej tyre për The Indian Express.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026