Cila është arritja dhe pendesa më e madhe në karrierën politike? Përgjigjet Fatmir Xhafaj
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha në “Ilva Now” se reforma në drejtësi ishte një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij politike.
Ndërkaq pendesa më e madhe e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, ishte koha e ndarë padrejtësisht mes punës dhe familjes, ku kësaj të fundit siç u shpreh dhe Xhafaj i ka kushtuar shumë pak vëmendje në krahasim me kohën e dedikuar detyrës.
A do të kishit dashur të ndërtonit një marrëdhënie tjetër me opozitën? – pyeti GAZETARJA Ilva Tare ish-ministrin.
“Unë personalisht kam qenë shumë i kujdesshëm. E kundërta ka qenë krejt tjetër. Arsyet, besoj është përsëri reforma në drejtësi,” – u shpreh Xhafaj.
Sipas tij arsyeja pse duhet bërë pjesë e Kuvendit edhe pas 30 vjetësh në politikë, është vizioni që Xhafaj ka për të mbështetur luftën kundër korrupsionit.
“Sepse besoj se kam njohjen e nevojshme, vizionin e duhur, dhe vullnetin për ta mbështetur këtë vizion. Unë mendoj se korrupsioni është një gangrenë e madhe në këtë vend. Korrupsioni nuk është një perceptim më, por është realitet dhe një ndër arsyet që u detyruam të bënim një reformë aq të thellë ishte korrupsioni. Për të luftuar korrupsionin e xhepit, por edhe atë që quhet ndryshe si korrupsionin i kravatës. Korrupsioni i xhepave dëmton, por korrupsioni i kravatave shkatërron sistemin shtetëror, e gërryen sistemin demokratik dhe qeverisjen vendit. Reforma në drejtësi është një hap i madh dhe shpejt do shohim rezultat në këtë drejtim,” – tha ai.
Kandidati për deputet i PS-së nuk nguroi të theksonte për të disatën herë se misioni i tij në politikë lidhet drejtpërdrejt me çuarjen deri në fund të reformës në drejtësi.
“Ky nuk është një projekt që e kam nisur katër-pesë vjet para. Ky është një projekt që e kam nisur që nga dita që jam bërë ministër Drejtësie, hap pas hapi. Një ditë tjetër nëse do të jem këtu në studio, ju premtoj se do tua tregoj me detaje se cili ka qenë ky rrugëtim i gjatë për të ardhur deri këtu,” – përfundoi Fatmir Xhafaj.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta