Cilat janë automjetet me më shumë defekte në Europë
Një studim i madh evropian mbi besueshmërinë e automjeteve dhe kënaqësinë e klientit ka dhënë rezultate interesante.
Sondazhi i kryer nga Test Aankoop, një organizatë belge për mbrojtjen e konsumatorëve, vëzhgoi sjelljen e rreth 60 mijë drejtuesve të mjeteve në Belgjikë, Francë, Itali, Spanjë dhe Portugali.
Ashtu siç ka rezultuar në dy sondazhe të mëparshme në vitet 2020 dhe 2018, Lexus rezultoi marka më e besueshme e automjeteve. Në vetëm 6 për qind të rasteve pronarëve të këtyre automjeteve u është dashur ta çojnë makinën në servis gjatë periudhës së garancisë. Subaru dhe Toyota renditet në vendin e dytë dhe të tretë.
Markat evropiane, madje edhe ato të shtrenjtat gjermane, nuk veçohen për performancë të mirë. Nëntëshen e parë e zënë prodhuesit japonezë dhe koreanë, vetëm në vendin e dhjetë është evropiani i parë: Seat, i ndjekur nga afër nga Dacia dhe Skoda.
Markat më pak të besueshme janë tre prodhuesit e makinave elektrike; Jaguar, Land Rover, Alfa Romeo dhe Tesla si markat e pozicionuara më keq me vetëm 60% të automjeteve që nuk iu nënshtruan shërbimit të hershëm.
Markat e automjeteve (besueshmëria dhe kënaqësia e klientit, shprehur në përqindje)
Lexus – 95 – 89
Subaru – 93 – 87
Toyota – 91 – 86
Mitsubishi – 89 – 83
Kia – 89 – 84
Suzuki – 89 – 83
Hyundai – 87 – 83
Honda – 87 – 87
Mazda – 85 – 87
Seat – 85 – 83
Dacia – 85 – 81
Skoda – 84 – 84
Nissan – 82 – 81
DS – 82 – 81
Volkswagen – 82 – 83
Smart – 82 – 82
Peugeot – 82 – 81
Mercedes – 82 – 85
BMË 82 – 85
Mini – 82 – 85
Ford – 80 – 82
Citroën – 80 – 80
Volvo – 80 – 86
Ssangyong – 80 – 81
Porsche 76 – 92
Opel – 76 – 79
Fiat – 76 – 77
Jeep – 72 – 81
Lancia – 68 – 77
Chevrolet – 68 – 76
Jaguar – 68 – 87
Land Rover – 64 – 82
Alfa Romeo 64 – 84
Tesla – 60 – 91
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta