Cilat janë tre qarqet e rëndësishme ku PS kryeson me mbi 60% të votave
Zgjedhjet e 11 majit vazhdojnë të tregojnë një dominim të Partisë Socialiste në disa qarqe të rëndësishme në jug të vendit, ku socialistët kanë siguruar mbi 60% të votave. Sipas rezultateve të deritanishme, PS kryeson bindshëm në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër.
Në Fier, me 174 qendra votimi të numëruara nga gjithsej 587, PS ka marrë 62.91% të votave, duke lënë pas Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM) me vetëm 25.37%. Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet kanë marrë përkatësisht 1.08% dhe 4.22% të votave. Në Fier Partia Mundësia ka marrë 1218 vota, ose 2.65%.

Në Elbasan, pas numërimit të 192 qendrave të votimit nga 508 të tilla, PS ka arritur të sigurojë 61.18% të votave, duke kryesuar bindshëm përpara PD-ASHM, e cila ka marrë 29.13%. Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet janë gjithashtu në garë, por me përqindje më të ulëta, përkatësisht 0.80% dhe 3.17%. Partia mundësia ka siguruar 1047 të votave ose 2.11%.

Në Gjirokastër, me 120 qendra votimi të numëruara nga gjithsej 198, PS është përpara me 64.12% të votave, ndërsa PD-ASHM ka marrë 27.95%. Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet kanë marrë gjithashtu përqindje të ulëta prej 1.00% dhe 3.14%, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 1.09%. Partia Mundësia ka siguruar 333 vota ose 1.43%.

LEXONI GJITHASHTU:
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore