Cilat projektligje kaluan dhe u rrëzuan të enjten në Kuvendin e Shqipërisë?
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi këtë të enjte seancën plenare të radhës, ku u diskutuan dhe u votuan disa projektligje dhe projektvendime të rëndësishme. Në total, deputetët miratuan katër projektligje, ndërsa dy të tjerë nuk morën mbështetjen e shumicës dhe u rrëzuan në votim.
Një nga projektligjet e miratuara ishte ai për trajtimin e barabartë të mësuesve, i cili u votua me 81 vota pro.
Me të njëjtin numër votash, 81 pro dhe pa asnjë votë kundër apo abstenim, u miratua edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për programin ‘Infrastruktura Bashkiake V – faza II’”.
Gjithashtu, deputetët miratuan me 81 vota pro projektligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, si dhe projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
Ndërkohë, dy projektligje nuk morën mbështetjen e shumicës parlamentare dhe u rrëzuan. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, ‘Për taksat kombëtare’” u rrëzua me 79 vota kundër. Po ashtu, u rrëzua edhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, ‘Për financat e vetëqeverisjes vendore’”, i cili mori 78 vota kundër.
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?