Cilët janë skenarët e arrestimit të Donald Trump
Donald Trump paralajmëroi se do të arrestohet ditën e martë në kuadër të hetimeve mbi pagesat e fshehta të bëra ndaj grave që kanë pasur marrëdhënie me të, përfshirë aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels.
Nëse arrestohet, ai do të bëhet i pari ish-president që do të përballet me akuza penale. Por lidhur me këtë çështje shtrohen disa pyetje kyçe:
A do të akuzohet Trump?
Vendimi për të ngritur akuza bazohet tek prokurori i qytetit të Nju Jorkut, Alvin Bragg. Ai ka formuar jurinë e madhe për të hetuar nëse ka mjaftueshëm prova për një procedim penal dhe ai është i vetmi që e di nëse do të ngrihet një padi.
Por çfarë do të ndodhë nëse Trump arrestohet?
Nëse akuzohet, avokatët e Trump kanë deklaruar se arrestimi i ish-presidentit do të pasohet nga një procedurë standarde.
Kjo do të thotë se ai do të udhëtojë nga rezidenca e tij në Florida për t’u paraqitur në gjykatën e Nju Jorkut, që do të pasohet nga dhënia e gjurmëve të gishtave dhe foto sinjalistike.
Duke parë natyrën historike të një lëvizjeje të tillë, si dhe përfshirjen e shqetësimeve për sigurinë, epilogu i kësaj nisme është i paqartë dhe ka gjasa të bëhet subjekt i negociatave mes prokurorit dhe ekipit ligjor të zotit Trump.
A do të ketë protesta?
Pas njoftimit për arrestimin në rrjetin e tij social, Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij për protesta masive.
Fjalori i përdorur prej tij ngjasonte me retorikën e ashpër që ai përdori përpara sulmit ndaj Capitol Hill më 6 janar të 2021-shit dhe rrjedhimisht ka ngritur shqetësime për akte të mundshme dhune.
Për këtë arsye, prokurori Alvin Bragg ka qenë në kontakt me policinë dhe gjykatën e Nju Jorkut për të garantuar sigurinë e institucioneve.
Nga ana tjetër, një padi apo një dënim nuk do ta ndalonte zotin Trump të vazhdonte fushatën e tij presidenciale dhe as do ta pengonte rikandidimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal