Cili është plani për Ngushticën e Hormuzit në tryezë, teksa armiqësitë përshkallëzohen

29 Mars 2026 | 21:31

Planet e para për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit janë diskutuar, ndërsa SHBA-ja, Izraeli dhe Irani vazhdojnë sulmet me raketa, duke goditur fabrika dhe universitete.

Sot, Pakistani priti bisedime me Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite, si pjesë e përpjekjeve për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit me Iranin. Takimet e para u fokusuan tek propozimet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin detar, sipas burimeve të njohura me këtë çështje.

Raportohet se vendet pjesëmarrëse i kanë paraqitur Uashingtonit propozime mbi trafikun detar dhe menaxhimin e Ngushticës, thanë për Reuters pesë burime të njohura me procesin, si pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar lëvizjet e transportit detar.

Një burim pakistanez shtoi se propozimet përfshijnë vendosjen e tarifave në stilin e Kanalit të Suezit dhe krijimin e një konsorciumi për menaxhimin e rrjedhës së naftës përmes Ngushticës, duke kërkuar gjithashtu pjesëmarrjen aktive të Pakistanit.

Ndërkohë, rriten tensionet rreth mundësisë së një ndërhyrjeje tokësore nga SHBA-ja. Kjo situatë po forcohet nga vendosja në rajon e anijes së operacioneve amfibe USS Tripoli, e cila transporton rreth 3,500 marinarë dhe marinsat. Teherani, megjithatë, deklaron se është i përgatitur për një veprim të tillë, me kryetarin e parlamentit iranian që paralajmëron se ushtarët janë të gatshëm të përballen me trupat amerikane në terren.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin mediatik dhe sportiv në Itali. Gazetari sportiv Luigi Esposito, i njohur me emrin Luca, është gjetur i pajetë...
18:07 | 19/07/2026

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat...
16:01 | 19/07/2026

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran

Pyetje të reja mbi situatën e brendshme në Iran janë ngritur pas një raportimi të rrjetit televiziv saudit Al-Hadath, i cili, duke cituar një burim...
15:21 | 19/07/2026