Çim Peka: Alibeaj pa pikë rëndësie për PD, është një Hysni Millosh politik
Gazetari Çim Peka thotë se Enkelejd Alibeaj është një njeri i blerë nga Rama dhe nuk ka asnjë rëndësi për PD.
Në një intervistë për Euronews Albania, Peka u shpreh se Alibeaj nuk ka asnjë peshë politike dhe nuk do të sillte asnjë votë për PD.
Sipas tij, Berisha nuk duhet të ishte ulur fare në negociata me grupin e Alibeajt, që siç tha janë të vdekur politikisht.
“Kush mendon se Alibeaj ka vota nuk kupton politikisht. Ai është njeri i blerë nga Rama. Alibeaj është një Hysni Millosh politik, njëri pa integritet, nuk ka asnjë peshë politike, pa pikë rëndësie për PD. Kam një dyshim tjetër, nuk e di nëse Berisha bëri mirë për negociatat me të. Ata kishin vdekur politikisht. Nuk është çështje nevoje, është çështje fryme për të treguar që ne nuk përjashtojmë askënd”, tha Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë