Aleksandër Çipa: Berisha do të bëjë një largim spektakolar nga skena politike
Sipas Aleksandër Çipës, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA-të, Sali Berisha nuk do ta lërë skenën politike pa bërë edhe një akt të fundit, ku sipas z. Çipa ky akt mund të jetë djegia e mandatit të tij si deputet.
Mirëpo ky dorëzim mandati dhe njëkohësisht edhe mbyllje e karrierës politike të z. Berisha, sipas Aleksandër Çipës do të jetë spektakolare dhe jo si ajo e z. Doshi një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
“Unë, në qasjen time dhe duke e njohur z. Berisha dhe duhet ta pranojnë se e njohim relativisht në kohë të gjatë. Unë them se z. Berisha do ta kryeje edhe një akt politik, se është pjesë e historisë së tij. Akti, ndoshta i lënies së mandatit të deputetit”, u shpreh z. Çipa.
“Por, ndryshe nga z. Doshi me të cilin nuk bëj dot asnjë lloj simetrie, analogjie dhe këtë duhet ta themi, z. Berisha do e bëjë duke shfrytëzuar atë mikrofonin që e ka aq shumë hobi, si për akti- epilog të karrierës dhe të artikulimit politik të tij”, shtoi ai.
Aleksandër Çipa e zhvilloi më tej analizën mbi shpalljen “non grata” të z. Berisha nga SHBA, duke thënë se ky vendim, sipas tij është një kambanë alarmi për ministrat në pushtet si edhe për kryeministrin e vendit.
“Unë dua të besoj se kjo është një kambanë alarmi edhe për ata që janë ministra dhe kryeministra. Edhe kryeministri sot nuk është më imun. Unë e kam jo perceptim por dijeni edhe në emër të dialektikës së ndryshimit të shoqërisë”, u shpreh z. Çipa.
Aleksandër Çipa shtoi se sot një kryeministër nuk mund të jetë ai që ka qenë dikur, sepse është ndryshuar Kushtetuta.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj