Çmimet e apartamenteve në rritje: 10 mijë euro metri në 10 vitet e ardhshme

29 Prill 2025 | 16:46

Tirana po ndryshon me ritme të shpejta dhe tregu i pasurive të paluajtshme është pasqyra më e qartë e këtij transformimi. Ndërtimet e reja në kryeqytet po orientojnë tregun drejt çmimeve gjithnjë e më të larta, sidomos në projektet elitare.

“Ato çmime që i kemi parë dhe lexuar janë kryesisht për rezidenca, kulla elitare, të cilat kanë një kategori premium klientësh. Jo të gjithë kullat në Tiranë kanë këtë buxhet. Mund të ketë kulla që shkojnë deri në këtë çmim, por në fazën që do fillojnë të bëhen të banuesheme. Do të kenë pishina, tjetër standart, kualitet dhe do të jenë për një cilësi shumë elitare kilentësh”, tha Orgest Beti, Agjent Imobiliar.

Beti thekson se edhe pse çmimet janë të larta, kërkesa mbetet e lartë jo vetëm nga të huajt, por edhe nga diaspora shqiptare.

“Nuk janë vetëm shtetasit e huaj, ne kemi shqiptarë, diasporën, emigrantët që kanë interes për të blerë. Vëmë re jo në kullat, por dhe në kërkesat që ne kemi për apatamentet normale apo dhe për shtëpitë e pushimit në bregdet”, shtoi ai.

Aktualisht në Tiranë çmimet për metër kator të një banese, nisin nga 2000 euro deri në 6000 euro. Por në vitet në vijim, kjo shifër pritet të shkojë deri në 10 mijë euro. Megjithatë bëhet fjalë për ndërtesat që ende nuk janë ndërtuar dhe do të jenë gati në 10 vitet e ardhshme.

“Kemi një shprehje që e përdorim shpesh: ‘Momenti më i mirë për të blerë, ishte dje’. Tregu po njeh një rritje progresive të kërkesës, e nxitur nga turizmi dhe investimet nga jashtë, që e shohin Shqipërinë si një mundësi jo vetëm për të jetuar, por pse jo dhe për të gjeneruar të ardhura”, thekson Orgest Beti.

Ndërtimet e mëdha që pritet të nisin në 2025, mund të zgjasin deri në 5-6 vite për t’u përfunduar, duke e ndryshuar rrënjësisht panoramën urbane të kryeqytetit në dekadën që vjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026