Çmimet “e çmendura” të biletave për Botërorin, Trump: As unë nuk nuk do t’i paguaja ato shifra

7 Maj 2026 | 20:08

Teksa botërori i këtij viti po afron, polemikat për çmimet stratosferike të biletave janë ndezur dita ditës dhe së fundi edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump i ka kritikuar ashpër këto çmime duke thënë se as ai vetë nuk do të paguante 1000 dollarët e biletës për ndeshjen hapëse mes SHBA dhe Paraguajit.

‘Nuk isha në dijeni të asaj shifre. Do të më pëlqente të isha, por të them të vërtetën, as unë nuk do ta paguaja atë shifër-tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë telefonike për New York Post.

SHBA do të debutojnë në Botëror në 12 qershor në SoFi Stadium të Los Angeles ku përballë do të ketë Paraguajin dhe çmimet e biletave të kësaj sfide nisin nga 1000 dollarë, ‘Nuk e kam marrë ende lajmin, por do të duhet të hedh një sy-tha presidenti Trump që u shpreh i zhgënjyer nga fakti që klasa punëtore amerikane që përbën një pjesë të bazës së tij elektorale, të mos mund të ketë mundësinë të ndjekë ndeshjet e Botërorit për shkak të çmimeve të papërballueshme.

‘Do të më pëlqente që njerëzit që kanë votuar për mua të kishin mundësinë që të ishin-tha Trump që nënvizoi se gjithsesi Botërori po rezulton një sukses i jashtëzakonshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026