Çmimet e naftës dhe gazit në Evropë në rritje, komisioneri i energjisë paralajmëron masa emergjente
Çmimet e naftës dhe gazit në Evropë kanë pësuar rritje të ndjeshme si pasojë e luftës në Iran, dhe ekspertët paralajmërojnë se edhe nëse konflikti mbaron, rikthimi në normalitet nuk do të jetë i menjëhershëm.
Këtë e konfirmoi Dan Jorgensen, komisioneri europian i energjisë, pas një takimi me ministrat e energjisë të Bashkimit Europian.
“Sado e rëndësishme të jetë paqja, edhe nëse vjen nesër, nuk do të kthehemi në normalitet për një kohë të gjatë,” tha Jorgensen.
Sipas tij, Komisioni Europian po përgatit një sërë masash për të ndihmuar familjet dhe bizneset që përballen me rritjen e fortë të çmimeve, të cilat janë rritur rreth 70% për gazin dhe 60% për naftën. Që nga fillimi i luftës, fatura e BE-së për importet e karburanteve fosile është rritur me 14 miliardë euro.
Jorgensen nënvizoi nevojën për veprime të koordinuara mes shteteve anëtare dhe paralajmëroi prezantimin e një pakete të re masash për energjinë. Kjo do të përfshijë mënyra për të ndarë çmimin e gazit nga ai i energjisë elektrike dhe mund të përfshijë ulje të taksave për energjinë.
Ai shtoi se edhe pse nuk pritet një krizë si ajo e vitit 2022 për gazin, po merret parasysh vendosja e një takse të përkohshme mbi fitimet e larta të kompanive energjetike. Gjithashtu, shtetet mund të ofrojnë më lehtë mbështetje financiare për familjet në nevojë dhe për bizneset që po përballen me vështirësi.
Komisioneri inkurajoi vendet e BE-së të marrin në konsideratë planin 10-pikësh të International Energy Agency, që përfshin punën nga shtëpia, uljen e shpejtësisë në autostrada dhe promovimin e transportit publik.
Jorgensen konfirmoi gjithashtu se Bashkimi Europian mbetet i përkushtuar ndaj ndalimit të importit të gazit rus, për të ulur varësinë nga Rusia dhe për të ndaluar financimin e luftës në Ukrainë. Varësia ka rënë nga 45% para luftës në 10% tani dhe pritet të shkojë në zero falë furnizimeve alternative, kryesisht nga SHBA. Po eksplorohen gjithashtu burime të reja nga Azerbajxhani, Algjeria dhe Kanadaja.
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura