Çmimet katërshifrore për biletat e Kupës së Botës, Trump: Nuk do t’i paguaja, për të qenë i sinqertë
Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje vlerën e biletave me vlerë katërshifrore të Kupës së Botës për ndeshjet që përfshijnë Shtetet e Bashkuara. Ai ka deklaruar për gazetën New York Post se “as unë nuk do t’i paguaja, për të qenë i sinqertë”.
“Do të doja të isha atje, por as nuk do ta paguaja, për të qenë i sinqertë me ju”, tha Trump për gazetën Washington Post kur u pyet për çmimet e biletave të Kupës së Botës .
“Nëse njerëzit nga Queens dhe Brooklyn dhe të gjithë njerëzit që e duan Donald Trump nuk mund të shkojnë, do të zhgënjehesha, por, e dini, në të njëjtën kohë, është një sukses i mahnitshëm. Do të doja që njerëzit që votuan për mua të mund të shkonin”, tha Trump.
Në dhjetor, FIFA vendosi një çmim bazë prej 1,120 dollarësh për biletat e Kategorisë 3 më i liri në dispozicion për shumicën e tifozëve, duke pasur parasysh numrin e vogël të vendeve të Kategorisë 4.
Komentet e Trump vijnë një ditë pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbrojti çmimet e biletave për Kupën e Botës 2026, hera e parë që turneu gati një shekullor ka përdorur çmime dinamike. Mekanizmi, i cili është bërë një praktikë e rregullt në SHBA vitet e fundit, lejon që çmimet e biletave të luhaten shumë për ngjarjet me kërkesë të lartë.
“Duhet ta shqyrtojmë tregun, jemi në një treg ku argëtimi është më i zhvilluari në botë. Pra, duhet të zbatojmë normat e tregut”, tha Infantino.
“Në SHBA lejohet edhe rishitja e biletave. Pra, nëse do të shisnit bileta me një çmim shumë të ulët, këto bileta do të rishiten me një çmim shumë më të lartë”, shtoi ai.
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera