Çmimi i referencës për pronën, ekspertët: Do ulë abuzimet, eliminon paratë informale

3 Gusht 2023 | 17:12

Pak ditë më parë u miratua harta e re të çmimeve të referencës për apartamentet në kryeqytet. Ekspertët thonë se çmimet e reja do të shmangin informalitetin dhe shifrat fiktive për në tregun e pasurive të paluajtshme.

Qeveria rriti çmimin e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.

“Me dryshimin e ri të çmimit të referencës qeveria ka ardhur më afër, çmimit të tregut. Marr shembull tek fusha aviacionit çmimi ka qenë 600 euro, i tregut ka qenë 1000-1200 euro. Kjo krijonte mundësi për abuzim, duke shënuar në shitjen e apartamentit, çmimin më të ulët dhe një pjesë kalonte dorazi, duke eleminuar teksat”- tha Velian Caka, ndërmjetësues pronash.

Rritja e çmimeve të referencës pritet të rrisë vlerës e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset. Taksa mblidhet nga pushteti vendor nëpërmjet faturave të ujësjellësit.

“Vlera rritet por nuk rritet çmimi, thjesht eleminohet pjesa që i japim lekët dorazi shitësit. Sepse faktorë të nuk kanë ndikuar, si përshembull rënie e euros.4- preken vetëm ata që kanë abuzuar, çmimi në treg ky ka qenë, ajo ka qenë 600 euro dhe ata e shënonin më pak për të mos paguar taksat”- theksoi Velian Caka, ndërmjetës pronash.

Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror.  Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit dhe Yzberisht me 76%, pasi nga 65 mijë Lekë/m2, tashmë çmimi i ri ka shkuar në 114.650 Lekë/m2.

Ndërsa zona me çmimet më të larta të referencës vijon të mbetet ajo e ish – Bllokut, e cila me çmimet e referencës të 2016-s, 190,000 Lekë/ m2.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026