Çmontohet rrjeti i falsifikuesve, operacion në 4 vende, sekuestrohen 2100 vepra arti
Autoritetet italiane njoftuan të martën çmontimin e një rrjeti kriminelësh evropianë që falsifikonin dhe shisnin vepra arti.
Seksionet e posaçme në policinë dhe karabinierinë italiane bënë të ditur se të dyshuarit si anëtarë të rrjetit falsifikonin veprat e artistëve të mëdhenj si Warhol, Bansky dhe Picasso, të cilat më pas ua shisnin blerësve anonimë me ndihmën e shtëpive italiane të ankandit.
Sipas burimeve zyrtare, në tërësi rreth 2.100 vepra të falsifikuara u sekuestruan në Itali, Francë, Spanjë dhe Belgjikë.
Nga llogaritjet paraprake rezultoi se grupi mund të kishte shkaktuar 200 milionë euro dëme ekonomike duke e mbushur tregun e artit me imitime.
Operacioni zbuloi edhe një rrjet falsifikuesish në Spanjë, Francë dhe Belgjikë, të cilët i prodhonin veprat – deklaroi agjencia evropiane për bashkëpunimin juridik, Eurojust.
Hetimet mbi çështjen nisën në vitin 2023, kur autoritetet italiane zbuluan 200 imitime gjatë kontrollit të shtëpisë së një biznesmeni në Piza, zbulim që i shtyu ata të monitoronin web site-t e shit-blerjeve të shtëpive të ankandit, për të parë nëse kishte palë të tjera të përfshira.
Të 38 personat që ndodhen nën hetim akuzohen për komplot me qëllim falsifikimin dhe shitjen e veprave të artit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
- 15:15 Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave