CNN: Piramida e Tiranës ndër projektet arkitekturore më të mira të vitit

12 Janar 2024 | 10:28

“Në qendër të qytetit të Tiranës, banorët dhe vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse”, kështu e nis artikullin media prestigjoze CNN kushtuar Piramidës së Tiranës.

CNN shkruan se Piramida është një nga 18 projektet e reja të arkitekturës që Architectural Digest e ka cilësuar si më nga spektakolarët të vitit përmes listës vjetore “ Works of Wonder ” ose “WOW”.

Çdo vit, lista WOW nxjerr në pah projektet e reja, më të jashtëzakonshmet në mbarë globin, ku në listën e këtij viti përfshihen objekte nga pesë kontinente të ndryshme. Ato përfshijnë një pishinë publike të rindërtuar dhe shndëruar në një qendër kulturore në Lagos, Nigeri; hapësirat ekspozuese lundruese të xhamit në Hiroshima, Japoni; një akuarium i ri i projektuar për t’u dukur si një gërmadhë e hapur në Mazatlán, Meksikë; dhe vendi i koncerteve me panele sferike LED në Las Vegas.

Sam Cochran, drejtor i karakteristikave globale të AD ka shpjeguar për CNN arsyet pse është zgjedhur dhe Piramida e Tiranës pjesë e listës WOW.

“Në një kohë kur ndryshimi i klimës duket i madh në imagjinatën tonë kolektive – dhe kur ndërtimet e reja vazhdojnë të lënë një gjurmë të madhe karboni – ndihej e rëndësishme të vihej në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen”, deklaroi Sam Cochran.

Lajmi është shpërndarë në rrjete sociale dhe nga kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026