Coca-Cola tërhiqet edhe nga tregu britanik për shkak të nivelit të lartë të kloratit

30 Janar 2025 | 20:58

Pas tërheqjes nga disa tregje europiane, Coca-Cola me përmbajtje të lartë klorati është larguar edhe nga tregu britanik. Nivelet e larta të kësaj substance u zbuluan gjatë testimeve rutinë në fabrikën e prodhimit në Ghent, Belgjikë.

Produktet e prekura mbajnë kode prodhimi nga 328 GE deri në 338 GE dhe janë tërhequr më parë nga tregjet e Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës. Lajmi është raportuar gjerësisht nga mediat prestigjioze si BBC, Sky News, France 24, Deutsche Welle, New York Times dhe The Guardian.

Cilat janë rreziqet nga klorati?
Mjekët paralajmërojnë se ekspozimi ndaj niveleve të larta të kloratit mund të shkaktojë probleme me tiroiden, sidomos tek fëmijët dhe foshnjat. Efektet anësore përfshijnë:
•Të përziera
•Të vjella
•Diarre
•Ulje të aftësisë së gjakut për të thithur oksigjenin
A ndikon kjo në Shqipëri?
Coca-Cola Albania ka deklaruar për Euronews se Shqipëria nuk preket nga kjo tërheqje. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse ka kryer kontrolle për këtë çështje në tregun shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026