Çollaku: Rama e ka masakruar Kosovën. Vodo: Ka promovuar interesat e Shqipërisë

22 Shtator 2021 | 22:01

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe ekspertja e gjeopolitikës, Teuta Vodo janë përplasur mbi idenë e “Open Balkan”.

Sipas Çollakut, Rama e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare duke promovuar Vuçiçin si kalorës të bashkëpunimit në Ballkan.

Ai tha se për interesa të tij të ngushta sulmoi publikisht të gjithë liderët në Kosovë, duke nisur nga Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.

“I ka shkaktuar Kosovës një dëm të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Të gjithë e kanë cilësuar Ramën si tradhtar, por në fakt Rama ka qenë tregtar. Do ta shikoni që Rama do të afrohet me Albin Kurtin sepse Kurti është afruar me Uashingtonin”, tha ai.

Deputeti i PD shtoi se “në rast se ka një akt realisht Shqipëria e ndihmon Kosovën është dalja apo pezullimi deri sa Serbia të njohë Kosovën”.

Gjithashtu ai tha se Shqipëria mund të vendosë veto dhe të bllokojë pjesëmarrjen e Serbisë në nismat rajonale deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Teuta Vodo, eksperte e gjeopolitikës thotë se iniciativa e Open Balkan është keqkuptua. Ajo pranoi se “nga pikëpamja ekonomike kjo favorizon Serbinë, por kjo nuk krijon hegjemoni”.

“Rama është duke promovuar interesat e vendit të tij dhe iniciativa ishte më se interesante. Kosova ishte e ftuar që të bashkohej

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026